Nju Jorku pritet të futet në karantinë

Presidenti Donald Trump tha se po e konsideron karantinën afatshkurtër në shtetin e Nju Jork-ut, Nju Gjersi, dhe një pjesë të Konektikut, pasi rastet e koronavirusit vazhdojnë të rriten.

Bota

28/03/2020 18:43

“Ne po mendojmë për gjëra të caktuara. Disa njerëz dëshirojnë ta shohin Nju Jorkun në karantinë, sepse është një pikë e nxehtë. Ndoshta nuk duhet ta bëjmë këtë, por ekziston mundësia sot të bëjmë një karantinë afatshkurtër, dy javë në Nju Jork. Ndoshta Nju Gjersi, pjesë të caktuara të Konektikut”, u tha ai gazetarëve ndërsa u nis nga Shtëpia e Bardhë”, raporton “CNN”, transmeton lajmi.net.

Guvernatori i Nju Jork-ut Andrew Cuomo tha gjatë një konference shtypi se ai bisedoi me Trumpin, por që të dy nuk kishin diskutuar për një karantinë për shtetin.

Që nga mëngjesi i së shtunën, Nju Jork kishte 519 vdekje të raportuara me koronavirusit dhe 4,635 raste të raportuara. /Lajmi.net/