Trump e fton Putinin në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump, ka ftuar presidentin rus Vladimir Putin që ta vizitojë Shtëpinë e Bardhë.

Bota

02/04/2018 16:09

Lajmin për këtë ftesë sot e kanë publikuar edhe zyrtarë rusë.

“Nëse çdo gjë ecën si duhet, shpresoj se amerikanët do ta kenë propozimin që të bisedohet për mbajtjen e mundshme të samitit. Kur kanë biseduar presidentët tanë, Trump ka propozuar që takimi i parë të mbahet në Washington”, ka thënë sot në Moskë ndihmësi i Putinit Jurij Ushakov.

Kremlini, siç raporton Reuters, ka thënë se ende nuk është mbajtur ndonjë diskutim për samitin e propozuar mes presidentit rus dhe atij amerikan.

Kreu i SHBA-së, Donald Trump, kishte propozuar për këtë takim në një telefonatë me Putinin më 20 mars.

Që atëherë, kujtojmë se Washingtoni ka dëbuar 60 diplomatë rus dhe ka mbyllur konsullatën ruse.