Të Infektuar: 103.480

Të Shëruar: 90.328

Të Vdekur: 2.118

Trump dhe bashkëshortja e tij Melania u vaksinuan në janar, kur ishin ende në Shtëpinë e Bardhë

14:42 | 2 Mars 2021

Ish-presidenti Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania Trump u vaksinuan në heshtje kundër Covid-19 në janar, kur ishin ende në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo u zbulua nga korrespondentja e New York Times, Maggie Haberman, e cila fitoi çmimin Pulitzer për punën e saj në vitet në të cilat ndoqi presidencën e Trump.

Zbulimi i Haberman mund të krijojë polemika të reja rreth ish-çiftit presidencial, për zgjedhjen e tyre për të mbajtur lajmin e fshehtë dhe jo për t’u vaksinuar publikisht, në TV  siç bëhet nga shumë politikanë të tjerë.

Lajmi erdhi një ditë pasi Trump u paraqit në konferencën politike në Orlando, ku për herë të parë ai inkurajoi njerëzit të vaksinoheshin.

“Të gjithë duhet të shkojnë të vaksinohen”, tha Trump gjatë fjalës. Kur The Times pyeti një këshilltar të ish-presidentit nëse e kishte marrë atë, përgjigjja ishte që ai e kishte, privatisht, një muaj më parë.