Trump bëhet president, basketbollisti nga NBA ka frikë (FOTO)

Jamal Crawford nga Los Angeles Clippers ka bërë disa postime në Twitter kundër Donald Trumpit.

Sport

09/11/2016 10:06

Donald Trump është shpallur president i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por, basketbollistë të ndryshëm nga NBA nuk e mbështesin fitoren e tij.

Jamal Crawford nga Los Angeles Clippers ka bërë disa postime në Twitter kundër Trumpit, përcjell “Lajmi.net”.

“Ky person më mirë të mos fitojë”, shkroi ai.

“Tani kam shumë frikë”, shtoi Crawford më vonë pas konfirmimit të fitores së Trumpit.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.