Trump: BE është krijuar që të përfitoj nga SHBA

Presidenti SHBA-së, Donald Trump në mes të një konflikti të vazhdueshëm tregtar mbi tarifat me Bashkimi Evropian, e ka akuzuar BE-në se është krijuar vetëm për të përfituar nga SHBA.

Bota

28/06/2018 14:23

“Ne i duam vendet e Bashkimit Evropian, por natyrisht Bashkimi Evropian është krijuar për të përfituar nga SHBA dhe ne nuk mund ta lejojmë këtë”, ka thënë Trump, shkruan gazeta ‘Politico’, përcjell lajmi.net.

Trump ka dyfishuar pretendimet e tij se BE po e mashtron SHBA-në në tregti duke thënë se SHBA-ja vitin e kaluar ka humbur 15 milionë dollar në tregtinë me BE.

Trump ka folur në lidhje me tregtinë me BE-në, në mes të përshkallëzimit të vazhdueshëm në luftën tregtare midis SHBA-së dhe pjesës tjetër të botës, e cila filloi kur Trump goditi me një sërë tarifash për disa vende në fund të marsit.

“Sepse na dërgojnë Mercedesin, BMW-të, dhe produktet e tyre kurse ne kur bëjmë eksporte në këto vende përgjigjen- jo faleminderit nuk i marrim produktet e juaja. Për të gjithë ata që mendojnë se kjo është tregti e lirë, kjo nuk është tregti e lirë”, ka shtuar Trump./Lajmi.net/