Trump: Armëpushimi në Siri po mbahet mirë

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, i cili u takua sot me homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan në Shtëpinë e Bardhë, tha se armëpushimi në Siri është duke u mbajtur mirë.

Bota

13/11/2019 18:57

Trump u tha gazetarëve se marrëdhëniet SHBA-Turqi janë të mira, dhe se administrata e tij po bisedon me kurdët, të cilët duket se janë të kënaqur, raporton Reuters, transmeton kp.

Presidenti amerikan tha se Erdogan dhe ai do të diskutonin mbi sistemin raketor rus dhe marrëveshjen bilaterale të tregtisë gjatë takimit.