Tronditet Man Utd – De Gea pëson lëndim tek Kombëtarja e Spanjës

Manchester United është tronditur nga lajmi për lëndimin e David de Gea.

Sport

15/10/2019 23:56

David de Gea ka pësuar një dëmtim, në pamje të parë serioz, gjatë ndeshjes Suedi – Spanjë.

Portieri i Man Utd u detyrua të largohet nga fusha e blertë pas vetëm 60 minutave lojë, pasi bëri disa pritje impresionuese për skuadrën e tij, gjatë së martës mbrëma, transmeton lajmi.net.

Spanjolli u zëvendësua nga anëtari i Chelsea, Kepa Arrizabalaga, dhe nuk dihet se sa do të mungojë pas këtij lëndimi.

De Gea dëmtoi vetën gjatë pjesës së parë në Stokholm.  /Lajmi.net/