Tronditet kombëtarja e Kroacisë, heroi i tyre largohet nga ekipi

Zlatko Dalic u kthye në një hero për kombëtaren e Kroacisë.

Sport

20/07/2018 12:46

Kroaci shkruajti histori në këtë Botëror duke u ngjitur për herë të parë në finalen e këtij kampionati.

Loja e mrekullueshme e kësaj Kombëtarje padyshim që është meritë e trajnerit të tyre Zlatko Dalic.

Dalic u kthye në një hero për kombëtaren e Kroacisë, por së fundmi ka ardhur një deklaratë tronditëse nga ai ku ka pohuar se mund të largohet.

Para Kroacisë, janë kualifikimet e Ligës së Kombeve, ku ndeshjen e parë do ta luajë më 11 shtator kundër Spanjës. Para kësaj, ai do të luajë një ndeshje miqësore kundër Portugalisë.

“Unë nuk kam menduar për ndeshjen me Portugalinë. Tani është koha ideale për të shkuar. Vendimin e kam marrë gjatë qëndrimit në Amerikë me familjen dhe ky vendim më takon vetëm mua”, transmeton “Albeu”.

“Por, pas ardhjes në Zagreb, kur pashë pritjen madhështore që më është bërë, duhet të rishqyrtojë vendimin për shkak të këtyre njerëzve të zakonshëm që janë të rëndësishme për mua, sepse shkaku i atyre emocioneve, po e pyetja veten: A kam të drejtë tani t”i zhgënjej këta njerëz”, tha Dalic.

“Unë shumë shpejt do të marrë një vendim përfundimtar. Do të vendosë për fatin e tim”, ka pohuar ai.