Tronditet futbolli italian, Conte merr kërcënime serioze nga bandat

Trajneri i Interit, Antonio Conte, po merr mbrojtje të afërt nga policia italiane pasi i është dërgur një plumb së bashku me një letër kërcënuese.

Sport

16/11/2019 09:24

Sipas gazetës ‘Corriere della Sera’ dhe ‘Gazzeta dello Sport’, Conte ka marrë një zarf që përmbante një sëri kërcënimesh anonime dhe një plumb.

Ky është një akt i njohur frikësimi, me plumba të dërguara së fundmi për politikanë të ndryshëm në Itali.

Raportohet se tashmë një hetim është hapur, por Conte vazhdon të marrë mbrojtje policore.

Autoritetet e sigurisë në Itali këto kërcënimi janë duke i marrë seriozisht.

Për Conten ka pasur ankesa edhe nga ultrasit e Juventusit, pasi ish trajneri i tyre mori drejtimin e rivalëve të Inter./Lajmi.net/