Trofeu i Ligës së Kampionëve ekspozohet në Stamboll
Stambolli do të presë sërish finalen e Ligës së Kampionëve pas 18 vitesh. Nga sot në Stamboll ka nisur të ekspozohet trofeu që do t’i jepet ekipit fitues pas ndeshjes finale që do të luhet më 10 qershor. Para ndeshjes finale, në Stamboll u soll trofeu më i madh i Evropës në nivel klubesh. Trofeu…
Sport
Stambolli do të presë sërish finalen e Ligës së Kampionëve pas 18 vitesh. Nga sot në Stamboll ka nisur të ekspozohet trofeu që do t’i jepet ekipit fitues pas ndeshjes finale që do të luhet më 10 qershor.
Para ndeshjes finale, në Stamboll u soll trofeu më i madh i Evropës në nivel klubesh. Trofeu i Ligës së Kampionëve do të jetë i hapur vizitorët në një qendër tregtare në Stamboll deri nesër në mbrëmje.
Trofeu, i cili do t’i jepet ekipit fitues në finalen e stadiumit Olimpik Atatürk, peshon 7.5 kilogramë, është 73.5 centimetra i gjatë dhe ngjyrë argjendi. Trofeu i gjigantëve do të ngrihet për herë të 68-të në total dhe për herë të dytë në Stamboll, përcjellë lajmi.net.
Ndeshjet gjysmëfinale do të nisin në javën e dytë të majit përpara finales që do të organizohet nga Stambolli.
Real Madridi e pres Manchester Cityn në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve të martën më 9 maj. Ne anën tjetër, Milani, i cili humbi nga Liverpool në finalen e luajtur në stadiumin Olimpik Atatürk në sezonin 2004-2005, do të presë Interin të mërkurën më 10 maj.
Ndeshjet e dyta të gjysmëfinaleve do të luhen më 16 dhe 17 maj. Për shkak të çifteve, është e sigurt që një skuadër italiane do të arrijë sërish në finale në Stamboll.
Kujtojmë që finalja zhvillohet më 10 qershor./Lajmi.net/