Triumfi në Kupën e Afrikës: Senegali shpall ditë pushimi, rrugët në Dakar pushtohen nga festa të çmendura

Triumfi në Kupën e Afrikës ka gëzuar jashtëzakonisht shumë qytetarët e Senegalit.

Sport

07/02/2022 23:38

Kombëtarja e Senegalit mposhti në finale kombëtaren e Egjiptit, pas ekzekutimit të penalltive.

Ky triumf ka bërë që rrugët e qytetit të Dakarit të mbushen me njerëz, të cilët kanë shpërthyer në festa të çmendura, përcjell lajmi.net.

Senegali luante edhe në finalen e Kupës së Afrikës 2019, por asokohe pësonin humbje. Tashmë, pas triumfit këtë vit, shteti vendosi të jepte ditë pushimi për qytetarët, të cilët më pas festuan triumfin.

Vendimi për festë kombëtare erdhi nga presidenti i Senegalit, Macky Sall. Shikoni pamjet më poshtë. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 433 (@433)