Trippier tek Juventus varët nga e ardhmja e Cancelo

Skuadra e Juventus është në pritje të hapit të radhës së mbrojtësit të tyre, Joao Cancelo.

Sport

16/06/2019 13:15

Ylli portugez ka qenë së fundmi në shënjestrën e Manchester City, të cilët duan ta përforcojnë krahun e djathtë të mbrojtjes.

‘DailyMail’ ka raportuar se anglezët janë të vendosur ta transferojnë lojtarin dhe se janë të gatshëm të paguajnë deri në 45 milionë euro për të, transmeton lajmi.net.

Nga hapat e Man City është lëkundur Juventus, të cilët menjëherë kanë identifikuar zëvendësuesin potencial të portugezit.

‘Zonja e vjetër’ ka shfaqur interesim për yllin e Tottenham Hotspur, Kieran Trippier, i cili mbron edhe ngjyrat e kombëtares së Anglisë.

Por, lëvizjet e radhës së Juventus varën shumë nga vendimi që Cancelo do të marr për të ardhmen e tij.

Kujtojmë se për Trippier, përveç Juventus, interesim kanë shfaqur edhe skuadrat si Atletico Madrid e Napoli. /Lajmi.net/