Të Infektuar: 1123

Të Shëruar: 847

Të Vdekur: 30

Trimat e Bundesligës – Bayern kthehet në stërvitje të hënën

19:54 | 4 Prill 2020

Bayern Munich do të fillojë betejën e hapur me Covid19.

Skuadra kampione e Bundesliga nuk e ka ndërmend të qëndrojë e izoluar ndaj koronavirusit.

Bayern synon të kthehet në stërvitje nga dita e hënë, për të vazhduar me përgatitjet për sezonin, përcjell lajmi.net.

Sipas ‘Kicker’ dhe njoftimit të skuadrës, Bayern do të stërvitet në grupe të vogla të lojtarëve, në mënyrë që kontaktet të jenë sa më të vogla.

Gjithashtu, skuadra do të stërvitet në ambiente të hapura.

Në Bundesliga, edhe skuadra e Wolfsburg ka rifilluar seancat stërvitore. Duket se gjermanët janë të fascinuar nga shembulli i Bjellorusisë. /Lajmi.net/