Tri vjet nga suksesi historik i Majlinda Kelmendit në ‘Rio 2016’
7 gushti i vitit 2016 do të jetë një datë e shënuar përjetësisht për Kosovën.
Sport
Më këtë datë, Kosova në pjesëmarrjen e parë në Lojërat Olimpike, arriti të fitonte medaljen e artë.
Ishte Majlinda Kelmendi që lartësoi emrin dhe flamurin e Kosovës, në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’.
Krenaria jonë, pas sukseseve të mëdha në kampionate botërore dhe evropiane në xhudo, arriti të shtonte dominimin, duke fituar edhe medaljen e artë.
Kjo ishte medalja e parë e artë për Kosovën, dhe atë në pjesëmarrjen e parë në Lojërat Olimpike.
“Jam shumë e lumtur. Ndjehem për mrekulli. Sot jam ndjerë shumë mirë, nuk e di pse, por fatmirësisht përfundova mirë. Vitin e kaluar pata shumë lëndime dhe ishte e vështirë për mua jo vetëm fizikisht por e dhe psiqikisht, sepse duhet të kthehesh siç ishte dhe kjo tregon se tani jam rikthyer”, kishte deklaruar Majlinda pas triumfit në finale.
“Pata shumë emocione. Nuk është hera e parë që fitoj, është e dyta, por rikthimi nga lëndimet më bëri të bëj veprime të çuditshme. Më vjen turp pastaj, por nuk mund ta kontrolloj veten”, ka shtuar Kelmendi./Lajmi.net/