Tri vite nga “Lonely Together”, Rita Ora e kujton me emocion Aviciin

Rita Ora shënon përvjetorin e një prej këngëve më të veçanta për të.

ShowBiz

12/08/2020 14:48

Tri vite më parë, Rita Ora bashkëpunoi me DJ tashmë të ndjerë, Avicii, për këngën “Lonely Together”, shkruan lajmi.net.

Me rastin e përvjetorit të tretë të kësaj kënge, Rita e kujtoi me mall Aviciin, ndërsa tha se do i mungojë gjithmonë.

Po ashtu, këngëtarja i ka falënderuar fansat për përkrahjen e vazhdueshme që ia japin për secilin projekt.

“Tri vite nga Lonely Together. Faleminderit prej të gjithë juve që po vazhdoni të dëgjoni, të shpërndani dhe të këndoni këtë këngë. Një falënderim i veçantë për shokun tim të dashur Avicii që më ftoi të isha në këtë këngë. Do më mungosh gjithmonë”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Rita Ora është në përgatitje të albumit të tretë, ndërsa kohën e fundit shijoi disa ditë të mira pushimi bashkë me të dashurin e ri Romain Gavras dhe miqtë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CDyaQf1DFeA/