Tri vajzat britanike që iu bashkuan ISIS-it, së fundi u panë në Stamboll

Mediat britanike raportojnë se tre vajzat e mitura të cilat nga Londra fluturuan për në Stamboll dhe që besohet se donin të kalonin në radhët e ISIS-it janë parë në stacionin e autobusëve Bayrampasha të Stambollit.

Bota

01/03/2015 21:12

Tri vajzat e moshës së mitur që fluturuan nga Londra në Stamboll dhe që besohet se donin të kalonin në radhët e ISIS-it, janë parë në stacionin e autobusëve Bazrampasha të Stambollit, sipas mediave britanike, transmeton Anadolu Agency.

BBC publikoi pamjet nga kamerat e sigurisë, ku shihen Shamima Begum dhe Amira Abaze, të dyja të moshës 15 vjeçe, dhe Kadiza Sultan, 17 vjeçe, ndërsa ishin duke pritur në stacionin e autobusëve Bayrampasha në Stamboll.

BBC gjithashtu njofton se tre vajzat, sipas informacioneve nga policia britanike, aktualisht ndodhen në Siri. “Tre vajzat më 18 shkurt, një kohë të gjatë pritën në terminalin e autobusëve ku ata shkuan në drejtim të Urfa. Më shumë gjasa ata kontaktuan me trafikantët dhe kështu kaluan kufirin”.

Sipas video xhirimit arrihet në përfundim se tre vajzat në terminal pritën rreth 18 orë, shkruan BBC, ndërsa korrespondenti i televizionit britanik në qytetin turk Gaziantep, James Reynolds raportoi se “një njeri, i tha se trafikantët me njerëz, kaluan tre vajza përtej kufirit, ndërsa personi i quajtur Ali Kathem i dërgoi në Siri.

Skuadra e policisë britanike e anti-terrorit më herët njoftoi se tre vajzat më 17 shkurt, nga aeroporti Gatëick i Londrës me aeroplanin e Turkish Airlines udhëtuan për Stamboll. Sipas të dhënave të qeverisë britanike rreth 600 shtetas të saj deri më tani kanë shkuar për të luftuar në Siri dhe Irak.