Tri super përforcime nga Man Utd
Manchester United është i gatshëm t’i shpenzojë 125 milionë funte për transferimin e treshes, Arturo Vidal, Angel di Maria dhe Mehdi Benatia, në ditët e ardhshme të afatit kalimtar të verës.

Sport
Manchester United është duke punuar për realizimin e tri përforcimeve. Arturo Vidal, Angel di Maria dhe Mehdi Benatia mund të transferohen në Old Trafford për bashkërisht 125 milionë funte.
Menaxheri Louis van Gaal ka dhënë leje për të intensifikuar përpjekjet për angazhimin e treshes në fjalë dhe është mjaft optimist për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Vidal, yllit të Real Madridit, Angel di Maria dhe qendërmbrojtësit të Romës, Benatia, në ditët e ardhshme.
Vidal është objektiv i kahershëm i Van Gaalit, njësoj sikurse edhe Di Maria që pritet të largohet nga Santiago Bernabeu.
Kurse, Benatia do t’i përmbushte nevojat e Van Gaalit për të rehatuar mbrojtjen pas largimeve të dyshes Nemanja Vidic e Rio Ferdinand gjatë afatit kalimtar të verës.