Tri skuadra të mëdha kërkojnë Kanten

N’Golo Kante është kthyer në objektiv të tri skuadrave të mëdha evropiane.

Sport

19/03/2019 08:34

Mesfushori francez po kalon sezonin e tretë te Chelsea, që pas transferimit nga Leicester City në vitin 2016.

Kampioni i Botës me Francën në verën e këtij viti, shumë lehtë mund të ndërrojë skuadër, raportojnë mediet e huaja.

Juventus, PSG dhe Real Madrid janë skuadrat e interesuara për Kanten.

28 vjeçari, ka humbur rëndësinë në formacion te Chelsea këtë sezon pas ardhjes së Sarrit, i cili po e cilëson francezin të ngadaltë në aplikimin e skemave të tij në fushë, duke i dhënë shumë më shumë hapësirë Jorginhos, lojtarit të transferuar nga Napoli./Lajmi.net/