Tri skuadra angleze kërkojnë James Rodriguezin

Mesfushori i Real Madridit, James Rodriguez është subjekt interesimi i tri skuadra nga Premierliga.

Sport

24/05/2019 08:32

‘Mirror’ shkruan se Liverpool, Manchester United dhe Arsenal, janë të interesuar për yllin kolumbian, përcjell ‘lajmi.net’.

27 vjeçari ka kaluar dy sezone në huazim te Bayern Munich, me ‘bavarezët’ që nuk kanë shprehur dëshirë të shfrytëzojnë të drejtën e blerjes së përhershme.

Rodriguez do të rikthehet në Madrid para se të vendoset e ardhja e tij, me Zinedine Zidanen që nuk e konsideron pjesë të rëndësishme të skuadrës së tij.

James Rodriguez te Real Madrid ishte transferuar në vitin 2014 nga francezët e Monacos, për 80 milionë euro./Lajmi.net/