Tri shtëpi, vetura e biznese, kjo është pasuria e zëvendëskryeministres Albulena Balaj

Albulena Balaj-Halimi nga Nisma Socialdemokrate do të jetë zëvendëskryeministrit në Qeverinë "Hoti". 

Lajme

03/06/2020 23:02

Balaj -Halimi në agjencinë Kundër Korrupsion, pasuri të paluajtshme ka deklaruar tri shtëpi të përbashkëta, njëra e trashëguar 264 metra katrorë, në vlerë 39 mijë e 600 euro.

Një shtëpi të blerë me kursime, 210 metra katrorë në vlerë prej 210 mijë euro dhe një shtëpi tjetër të ndërtuar në vlerë prej 75 mijë euro.

Po ashtu ajo ka të deklaruara edhe dy toka, njëra në vlerë 760 mijë euro dhe tjetra 28 mijë euro, raporton lajmi.net.

Si dhe pasuri të luajtshme ka të deklaruara dy vetura, të blera, njëra 8 mijë euro dhe tjetra 5 mijë.

Zëvendëskryeministrja po ashtu ka 100 për qind të aksioneve në tri biznese, NTT “Halimaj Reisen” i bashkëshortorit,  NTT”Halimaj Reisen” e përbashkët dhe Restaurant “Prizreni Halimaj Reisen” e përbashkët.

Balaj -Halimi para të gatshme në institucione financiare ka të deklaruara vetëm 1 mijë e 800 euro.  /Lajmi.net/