Tri penallti për katër minuta

Pamje të jashtëzakonshme vijnë nga një ndeshje futbolli në Rusi mes skuadrës Terek dhe Alania 2, e cila përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat 2:0, por me ndihmë të madhe nga gjyqtari. Kamerat sot janë të pranishme kudo, përfshirë edhe ndeshjet e ligës së tretë në futbollin rus. Pa marr parasysh se ndeshja ishte…

Sport

14/11/2013 22:35

Pamje të jashtëzakonshme vijnë nga një ndeshje futbolli në Rusi mes skuadrës Terek dhe Alania 2, e cila përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat 2:0, por me ndihmë të madhe nga gjyqtari.

Kamerat sot janë të pranishme kudo, përfshirë edhe ndeshjet e ligës së tretë në futbollin rus. Pa marr parasysh se ndeshja ishte duke u xhiruar, gjyqtari nuk ndjeu turp duke akorduar tri penalti brenda katër minutash për skuadrën Terek nga Grozini.

Dy të parët nuk u shfrytëzuan, kurse me të tretin më në fund e gjetën rrjetën. Në mënyrë që ‘spektakli’ të mos përfundojë me kaq, ai edhe njëherë tjetër bëri me shenjë tek pika e bardhë.

‘Vjedhje’ para syve. E çka ndodhë në ndeshjet e kategorive edhe më të ulëta, më mirë të mos mendojmë fare.