Tri opsione për Juventusin

Juventusi është në kërkim të një përforcimi për fazën ofanzive. Në listën e Bianconeri janë Radamel Falcao, Javier Hernandez dhe Xherdan Shaqiri.

Sport

27/08/2014 10:08

Orë të nxehta në ‘shtëpinë’ e Juventusit. Drejtori sportiv, Beppe Marotta është duke e përgatitur terrenin për përforcimin e radhës tek Bianconeri.

Pa dyshim, objektivi numër 1 i gjigantit italian është Radamel Falcao. Por, për sulmuesin kolumbian duhet të mposhtet konkurrenca e Real Madridit dhe Arsenalit.

E përditshmja italiane ‘La Gazzetta dello Sport’ shkruan se, përpos ish futbollistit të Portos dhe Atletico Madridit, ‘Zonja e Vjetër’ ka edhe opsione tjera.

I pari është Javier Hernandez i Manchester Unitedit, i cili nuk po gjen hapësira në Old Trafford, ndërsa alternativa e fundit mbetet Xherdan Shaqiri.

Futbollisti kosovar mund të huazohet në Juventus Stadium, pasi në Bayern Munich ka konkurrencë të fortë dhe nuk po mund të luajë në vazhdimësi.