Tri ndeshje në Superligën e Kosovës – vëmendja në Prishtinë, ku liderët e Dritës kontestohen nga ‘Bardhekaltrit’

Superliga e Kosovës do të kthehet sot me tri ndeshje tejet interesante.

Sport

12/07/2020 07:57

Tri ndeshjet e para të xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës luhen sot, me vëmendjen që shkon krejtësisht në kryeqytet.

Prishtina luan sonte si nikoqire e skuadrës së Dritës, shkruan lajmi.net.

Skuadra e Armend Dallkut do të kontestojë liderët e tabelës, me shpresën për një fitore, në mënyrë që të vazhdohet lufta për titullin e kampionit.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës do të luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, me fillim nga ora 18:00.

E diela do të sjell edhe ndeshjet mes Dukagjinit dhe Trepçës 89, si dhe atë mes Gjilanit dhe Drenicës.

Të dy këto ndeshje luhen me fillim nga ora 17:00.  /Lajmi.net/