Tri llojet e dashurisë

23:15 | 22 Janar 2017

Një person mund të bie në dashuri të vërtetë vetëm tri herë. Cilat janë këto tri llojet të dashurisë?

Gjatë gjithë jetës sonë, do të vazhdojmë duke rënë në dashuri dhe ndahemi – ndonjëherë vetëm që të bashkohemi përsëri. Disa njerëz hyjnë në orbitën tonë, të tjerët largohen, duke na bërë të përjetojmë ulje dhe ngritje dramatike emocionale që ne as që e mendojmë se është e mundur.

Por psikologët thonë se një person mund të bie në dashuri të vërtetë vetëm tri herë. Dhe çdo përvojë e tillë, në mënyrën e vet, është e rëndësishme dhe madje edhe e nevojshme.

Dashuria përrallore

Shumë shpesh, dashuria jonë e parë vjen kur ne jemi ende shumë të ri. Kjo krahasohet me llojin e ndjenjave kur kemi lexuar përralla. Pra, ne e idealizojmë atë dhe besoj se kjo mbetet përjetë.

Në këtë pikë, ne priremi që të bëjmë gjëra që moshatarët tanë apo anëtarët e familjes presin që ne t’i bëjmë. Ne refuzojmë t’i kushtojmë vëmendje problemeve të vogla dhe jemi të gatshëm të sakrifikojmë parimet tona për hir të lidhjes sonë, sepse, thellë në vete, ne besojmë se çdo gjë është ashtu siç duhet të jetë.

Gjëndja e marrëdhënies sonë për ne është më e rëndësishme si duket nga jashtë se sa ajo që ne me të vërtetë e ndjejmë.

Një dashuri e tillë na mëson se këndvështrimi ndaj partnerit tuaj është po aq i rëndësishëm sa dhe vetë kujdesi ndaj jush.

Dashuria e komplikuar
Dashuria e dytë e jetës sonë është më e komplikuar. Të bindur se kemi marrë mësim nga përvoja e mëparshme, ne kujdesemi që të zgjedhim një lloj krejtësisht të ndryshëm të partnerit. Ose ashtu mendojmë.

Ngjanë të jemi manipuluar, gënjyer, apo edhe të lënduar. Ne kapemi për çdo mundësi që të rregullojmë marrëdhëniet tona, por çdo përpjekje e re kthehet në një dështim edhe më të madh. Kjo është një dramë e vërtetë vetëm me raste të herëpashershme lumturie.

Edhe një herë, ndjenjat tona të vërteta tentojmë t’i ndryshojmë në favor të diçka tjetër – në këtë rast, përpjekjet e pafundme për të ruajtur një marrëdhënie të dhimbshme.

Një dashuri e tillë na mëson se është e rëndësishme të jeni prap të dashuruar.

Dashuria e pjekur
Dashuria e tretë shfaqet në jetën tonë, kur ne tashmë kemi hequr dorë nga pritja. Ajo vjen papritmas dhe nuk duket se përputhet me idenë tonë që ajo duhet të jetë dashuria e vërtetë. Kjo nuk duket e përkryer. Por kjo është një marrëdhënie e vërtetë, e karakterizuar me një ndjenjë lehtësimi të jashtëzakonshëm – diçka që nuk mund të shpjegohet me fjalë.

Në këtë fazë të jetës, ne nuk kemi ndonjë pritshmëri. Nuk duhet të humbim kohë duke menduar për cilësitë që dashuria e jetës sonë duhet të zotërojë. Pra, më në fund jemi të përgatitur të pranojmë partnerin tonë ashtu siç është në të vërtetë. Dhe, më e rëndësishmja, partneri ynë na percepton në të njëjtën mënyrë.

Një dashuri e tillë na mëson të jemi të realtë dhe se një marrëdhënie nuk ka nevojë të jetë e përkryer./femra.net/