Tri konstatimet që duhet të bëhen për Kushtetutën, sipas Besnik Tahirit

Koordinatori për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri ka thënë se për Kushtetutën duhet të bëhen tri konstatime.

Lajme

09/04/2018 18:20

Sipas Tahirit, Kushtetuta është dokument i avancuar që përmbush standardet ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

Kur po shënojmë 10 vjetorin e Kushtetutës, është me rëndësi të bëjmë tri konstatime:

Është dokument i avacuar që përmbush standardet ndërkombëtare në raport me organizimim dhe ndarjen e pushtetit, përmbushjen e të drejtave të njeriut dhe respektimit të plotë të lirive dhe të drejtave themelore të pakicave.

Si dokument historik dhe juridik, Kushtetuta jonë ka përmbushur qëllimin politik për të shërbyer si akti themelor pas shpalljes së pavarësisë dhe duke qenë ombrella e ligjeve që i kemi në fuqi.

10 vjet pas, një numri të madh të ligjeve dhe neneve kushtetuese iu ka skaduar afati. Është me rëndësi që në një të ardhme të afërt të ketë një trajtim serioz të shkallës së aplikushmërisë së Kushtetutes dhe zbatimit praktik të ligjeve që derivojnë nga ky dokument.

Në këtë frymë, sprovat dhe praktikat e ndërtuara tregojnë se ndryshimet duhet të reflektojnë kontekstin, njëkohësisht duke ruajtur vlerat e sëndërtuara dhe avancimin e mëtejm në funksion të shtet-ndërtimit.