Tri golat e Messit ndryshojnë komplet renditjen për Këpucën e Artë

10:53 | 8 Dhjetor 2019

Ndryshime të mëdha në renditjen për Këpucën e Artë.

Lionel Messi është rikthyer furishëm në garën për Këpucën e Artë, pas tri golave të shënuara kundër Mallorca në fitoren 5:2 të Barcelonës në Camp Nou.

Ylli argjentinas tani numëron 12 gola (24 pikë), dhe renditet në vendin e pestë.

Vendi i parë mbahet nga Ciro Immobile i Lazios, me 17 gola të shënuara.

Pas tij renditet Robert Lewandowski, i cili ka shënuar 16 herë.

Renditja për Këpucën e Artë:

Ciro Immobile | Lazio | 17 gola

Robert Lewandowski | Bayern Munich | 16 gola

Timo Werner | RB Leipzig | 15 gola

Jamie Vardy | Leicester City | 14 gola

Lionel Messi | Barcelona | 12 gola

Erling Haaland | Red Bull Salzburg | 16 gola

Shon Weissman | Wolfsberger | 16 gola

Tammy Abraham | Chelsea | 11 gola

Karim Benzema | Real Madrid | 11 gola

/Lajmi.net/