Tri destinacionet potenciale të Jimmy Butler
Jimmy Butler është afër largimit nga Minnesota Timberwolves dhe është në kërkim të opsionit më të mirë për të ardhmen e tij.

Sport
Ish ylli i Chicago Bulls, i cili konsiderohet nga lojtarët më të mirë në pozitën e tij, ka para vetës disa opsione.
Skuadrat që besohet të jenë të duhura për të janë:
LA Lakers: Lakers kanë si synim kryesorë rikthimin në play off dhe nënshkrimi me një tjetër yll për të luajtur krahas LeBron do të ishte ndihmë e madhe.
New York Knicks: Knicks gjithashtu janë njëra nga skuadrat që po interesohen jashtëzakonisht për katër herë pjesëmarrësin në All Star. Butler – Porzingis do të ishte një dyshe fenomenale e cila do ta ngriste nivelin e skuadrës.
Philadelphia 76ers: Sixers tentuan me çdo kusht të nënshkruajnë më ndonjë yll këtë afat mirëpo suksese nuk pati, kështu që nënshkrimi me ish yllin e Chicago do të ishte i mirëseardhur.
Krahas të rinjve si Joel Embid, Ben Simmons e Markelle Fultz, Butler do të ishte ndihmesëe madhe. /Lajmi.net/