Tri dëshirat e Martinos
Nga edicioni i ardhshëm, Barcelona do të marrë disa vendime të rëndësishme. Përveç se duhet të gjejë pasardhësin e portierit Victor Valdes i cili ka paralajmëruar largimin nga klubi në fund të këtij sezoni, gjiganti katalan do të hidhet në kërkim të një mesfushori të ri. Kështu dëshiron trajneri Gerardo Martino i cili sipas të…

Sport
Nga edicioni i ardhshëm, Barcelona do të marrë disa vendime të rëndësishme. Përveç se duhet të gjejë pasardhësin e portierit Victor Valdes i cili ka paralajmëruar largimin nga klubi në fund të këtij sezoni, gjiganti katalan do të hidhet në kërkim të një mesfushori të ri.
Kështu dëshiron trajneri Gerardo Martino i cili sipas të përditshmes sportive katalane El Mundo Deportivo, mendon se mesfusha e skuadrës së tij ka nevojë për një element të ri.
Sergio Busquets, Alex Song, Xavi, Andres Iniesta e Cesc Fabregas janë emra secili më i fortë se tjetri. Por, Martino kërkon edhe dikë tjetër. Ai spekulohet se është i interesuar për mesfushorin e Atletico Madridit, Koke.
Por, ai nuk është opsioni i vetëm. Arturo Vidal i Juventusit dhe Ramires nga Chelsea, po ashtu i kanë rënë në sy Martinos. Tani vetëm koha do të tregojë nëse ai arrin ta ketë në dispozicion ndonjërin prej tyre për edicionin e ri.