Tri akuza për Ancelottin
Nga Spanja vijnë tri akuza të fuqishme mbi trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti, pas lojës së zbehtë të ekipit në periudhën e fundit.

Sport
Një barazim me vuajtje në shtëpi ndaj Villarrealit, Cristiano Ronaldo larg nga forma e tij më e mirë, dhe loja e zbehtë.
Nga Spanja vijnë akuza ndaj trajnerit të Real Madridit, Carlo Ancelotti. Lëndimet, lodhja dhe mungesa e alternativave në bankën e rezervistëve, janë disa prej mendimeve më të përmendura.
Mirëpo, ekziston një problem që ngjitet mbi të gjithë: Real Madrid ka humbur efikasitetin e zakonshëm.
Dhe, kjo ka bërë që Barcelona të afrohet në vetëm dy pikë nga kreu i tabelës, duke i shtuar akuzat dhe presionin mbi Ancelottin.
Italiani ka përfunduar në qendër të kritikave për tri arsye: zëvendësimi i Iscos, një prej futbollistëve më në formë, mënyra jo efikase e udhëheqjes së grupit dhe forma jo e mirë fizike e skuadrës. Si do ta rregullojë këtë Ancelotti, mbetet të shihet.