Trezeguet në Modena?

Pronari i Modenas, Antonio Caliendo ka bërë një premtim të madh. Nëse skuadra e tij siguron rikthimin në Serie A, ai do të transferojë sulmuesin e mirënjohur, David Trezeguet.

Sport

31/05/2014 19:43

Sulmuesi David Trezeguet mund të rikthehet në Serie A.

Ylli francez do të transferohet te Modena, në rast se skuadra siguron rikthimin në Serie A. Lajmin e ka bërë të ditur pronari i klubit, Antonio Caliendo.

“Nëse rikthehemi në Serie A, do të bëjë një dhuratë për tifozët. Dhurata quhet David Trezeguet”, deklaroi Caliendo për të përditshmen sportive italiane Gazzetta dello Sport.

36-vjeçari, anëtar i Neëell’s Old Boys spekulohet me rikthim në futbollin evropian, gjatë afatit kalimtar të verës.

Në rast të rikthimit në Serie A, Trezeguet do të luajë kundër ish skuadrës së tij Juventus. Sulmuesi ishte anëtar i Bianconerëve gjatë periudhës 1999-2010 dhe ka hyrë në histori si golashënuesi më i mirë i huaj i gjigantit torinez.

Modena, për t’u rikthyer në Serie A duhet të fitojë ballafaqimin kundër Spezias në barazh.