Trepça zyrtarizon trajnerin Adis Beqiragiq
Klubi i Basketbollit Trepça ka zyrtarizuar trajnerin e ri, boshnjakun Adis Beqiragiq. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit mitrovicas në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net. “Mirësevjen Adis Beqiragiq. Të nderuar kemi kënaqësinë t’u njoftojmë që Adis Beqiragiq është trajner i ri i skuadrës sonë. Beqiragiq është trajner i dëshmuar në basketbollin tonë dhe shumë…

Sport
Klubi i Basketbollit Trepça ka zyrtarizuar trajnerin e ri, boshnjakun Adis Beqiragiq.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit mitrovicas në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.
“Mirësevjen Adis Beqiragiq. Të nderuar kemi kënaqësinë t’u njoftojmë që Adis Beqiragiq është trajner i ri i skuadrës sonë. Beqiragiq është trajner i dëshmuar në basketbollin tonë dhe shumë i suksesshëm” – thuhet ndër tjerash në njoftimin e klubit mitrovicas.
Beqiragiq më parë ishte pjesë e Golden Eagle Yllit ndërsa është përzgjedhës edhe i Kombëtares së Bosnjës dhe Hercegovinës.
Trajneri boshnjak do të zëvendësojë Ilir Selmanin që e udhëheqi Trepçën në dy finalet e fundit të “Play-Off”-it të Superligës së Kosovës.
Trepça humbi në finale kundër Pejës duke mos arritur ta sjellë trofeun e shumëkërkuar në Mitrovicë edhe pas një dekade./Lajmi.net/