Trepça s’e lë Vuçiqin të flejë deri të hënën

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se miratimi i ligjit me të cilin Kosovës do t’i hapej rruga për “përvetësimin e Trepçës do të ishte goditje e rëndë për dialogun ndërmjet palas serbe dhe asaj shqiptare”, si dhe që shpreson se pala serbe, si tha ai, do të ketë sukses ta zgjidhë këtë çështje më serioze. 

Lajme

15/01/2015 17:02

“Nëse shqiptarët e bëjnë këtë në mënyrë të njëanshme, kjo do të përbënte goditje të rëndë për dialogun ndërmjet serbë dhe shqiptarëve, iu tha Vuçiq gazetarëve në qytetin serb, Obrenovac.

Ai shtoi se në këtë moment kjo është çështja më serioze që i kalë përpara Serbisë, dhe sipas tij,  “mbase për shkak të problemeve të brendshme të tyre”, por u shpreh se shpreson që Qeevria serbe do ta zgjidhë këtë me sukses.

 Ai tha se për këtë i ka njoftuar të gjithë partnerët perëndimorë.

“Në këtë kam punuar sot dhe do të punojë edhe nesër, për ne nuk ka gjumë deri të hënën”, tha Vuçiq, kur Kuvendi i Kosovës pritet ta miratojë Ligjin për Trepçën.