Trepça në pritje të bordit

Kur janë bërë më shumë se dy muaj nga formimi i Qeverisë së Kosovës, ndërmarrja Trepça ende është duke pritur shpalljen e një konkursi që do ti hapte rrugë formimit të bordit të kësaj ndërmarrje.

Lajme

08/11/2017 13:43

Ndonëse ka pasur disa takime me drejtuesit e Qeverisë, drejtori i Trepçës Ahmet Tmava ka thënë për Gazetën Fjala se përkundër premtimeve ende nuk ka asgjë konkrete rreth konstituimit të bordit të ndërmarrjes.

“Nuk ka diçka konkrete. Na kanë thënë që do të shpallet shumë shpejt konkursi, por deri sot asgjë nuk ka”, ka thënë Tmava.

Ndryshe, pa konstituimin e Bordit, menaxhmenti i Trepçës nuk mund ta marr asnjë vendim strategjik për të ardhmen e ndërmarrjes. Formimi i Bordit del edhe si kërkesë nga Ligji për Trepçën i miratuar vitin e kaluar nga Qeveria Mustafa.