“Trepça” ia ndërpren marrëdhënien e punës edhe një punëtori tjetër

Gjatë ditës së sotme, ndërmarrja publike “Trepça” i’a ka ndërprerë marrëdhënien e punës punëtorit, inicialet e të cilit janë S.F. Punëtori në fjalë ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës sepse kishte munguar në punë 14 ditë. “Me datën 20.01.2025 Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e z.S.F. pas mbajtjes…

Lajme

21/01/2025 16:38

Gjatë ditës së sotme, ndërmarrja publike “Trepça” i’a ka ndërprerë marrëdhënien e punës punëtorit, inicialet e të cilit janë S.F.

Punëtori në fjalë ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës sepse kishte munguar në punë 14 ditë.

“Me datën 20.01.2025 Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e z.S.F. pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rendë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.07.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, për shkak se i njëjti ka munguar në punë 14 ditë në punë”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se për këtë arsye komisioni disiplinor ka marrë vendim që të njëjtit t’ia ndërpren marrëdhënien e punës.