Trepça humb edhe ndeshjen e dytë në FIBA Europe Cup, pëson thellë nga Gravelines

Trepça pësoi humbjen e dytë në grupet e FIBA Europe Cup, duke u mundur nga Gravelines Dunkerque me rezultat 83:49 (20:12, 20:9, 17:13, 26:15). Shtatë minutat e para të ndeshjes ishin të barabartë, deri pranë rezultatit 11:11, por më pas vendasit me një seri të suksesshme e fitojnë çerekun e parë 20:12. Francezët vazhduan me…

Sport

01/11/2023 22:02

Trepça pësoi humbjen e dytë në grupet e FIBA Europe Cup, duke u mundur nga Gravelines Dunkerque me rezultat 83:49 (20:12, 20:9, 17:13, 26:15).

Shtatë minutat e para të ndeshjes ishin të barabartë, deri pranë rezultatit 11:11, por më pas vendasit me një seri të suksesshme e fitojnë çerekun e parë 20:12. Francezët vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke ngritur epërsinë dhe për të shkuar në pushim me shifrat 40:21.

Vendasit vazhduan me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, për të mos e rrezikuar fitore dhe fituan 83:49. Më i dalluari te Trepça ishte Jordy Tshimanga me 13 pikë e 11 kërcime.

Fituesit e Kupës dhe Superkupës së Kosovës patën përkrahje nga një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve, që kishin ardhur për t’i mbështetur ‘Xehetarët’, që tani kanë dy humbje në dy ndeshje, ndërsa Gravelines Dunkerque një fitore e një humbje./Lajmi.net/