Trepça fiton dhe i afrohet Prishtinës në katër pikë

Trepça ka shënuar fitore të pritur ndaj Drenicës për t’u stabilizuar në vendin e tretë në Superligën e Kosovës në hendboll dhe për të ngushtuar distancën e pikëve me Prishtinën.

Sport

23/02/2020 23:52

Të dielen në “Minatori”, Trepça fitoi me rezultat 23:16. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 13:5 për mitrovicasit.

Ndeshja ishte solide, ndërsa në palestër ishin numër i mirë i shikuesve. Vendasit prej fillimit kanë bërë shkëputje në rezultat.

Trepça i ka 24 pikë në vend të tretë, katër më pak se Prishtina që është e dyta dhe katër më shumë se Kastrioti që është i katërti. Prinë në tabelë Besa Famgas me 32 pikë.

Ndërkohë Drenica renditet e teta me tetë pikë, por ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në kuadër të javës së 16-të të dielen u luajt edhe ndeshja në mes të Dritës e Prizrenit. Fitore shënoi Prizreni me rezultat 43:36. Prizreni është i shtati me nëntë pikë, ndërsa Drita mbetet e fundit.

Trepça – Drenica 23:16 (13:5)

Trepça: Terziqi, Buqinca, Sejdijaj, Mujka, Beqiri 1, Maxhera 3, Voca, Shala 1, Shabani 3, Nimani, Qabra, Klinaku 6, K. Terziqi 2, Abazxhiku 4, Cimili 2, Fejzullahu 1

Drenica: Geci, Hajrizi 1, Binaku, Hamza 2, Saiti 1, Zekaj 4, Kastrati 4, Baliu 2, Muqolli, Zariqi, Hasani 2

Drita – Prizreni 36:43 (19:23)

Drita: Asllani, Sllamniku 11, Kurti 3, Hasani, Jahiu 4, Tosku 4, Shkodra 5, Isufi 9

Prizreni: Thaqi, Ahmetaj 2, Skenderi, Bytyqi 1, Etemi, Ferati, Mehmeti 10, Koro, Topalli 2, Krasniqi, J. Thaqi, Ibrahimi 6, Salihu 8, Tanushi 5, Quni 9, Gashi. /Lajmi.net/