Trepça ’89 ka bërë transferimin më të madh në futbollin kosovar

Trepça 89’ gjatë ditës së sotme ka njoftuar se kanë bërë një transferim të jashtëzakonshëm, bëhet fjalë për Luis Cavanda.

Sport

17/02/2021 18:22

Lojtari i cili dikur kishte luajtur për Lazio, Torino dhe Galatasaray tani do të zhvillojë karrierën e tij edhe në Superligën e Kosovës.

Luis Cavanda do të vazhdojë karrierën e tij në kluibin e Trepçës, e cila këtë sezon është në vendin e shtatë.

Ky vlerësohet të jetë njëri nga futbollistët më të mëdhenj që do të luajë për Kosovën.

Ai mund të debutojë pikërisht në ndeshjen ndaj liderit aktual, Dritës më 20 shkurt./Lajmi.net/