Trepça 89 dhe Arbëria ndajnë pikët në Riza Lushta

KF Trepça 89 dhe Arbëria kanë barazuar në kuadër të xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës.

Sport

15/02/2021 14:56

Arbëria e filloi takimin bindshëm dhe shënuan shpejtë, ishte Hot i cili shënoi në min (4’) për të zhbllokuar rezultatin dhe për ti dhënë avantazhin mysafirëve, transmeton lajmi.net.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Arbërisë.

Në pjesën e dytë, Trepça kërkonte golin vazhdimisht, por u desh të presë pak kohë deri sa ta arrijë atë.

Ishte Shala i cili barazoi shifrat në min (70’) për të barazuar gjithçka në Riza Lushta.

Rezultati përfundimtar, KF Trepça 89’ 1-1 Arbëria./Lajmi.net/