Trepça ’89 bën çmendurinë në ‘Riza Lushta’ – rikthehet nga 0:3 për t’i marrë tri pikët Ballkanit

Trepça ’89 ka bërë një prej paraqitjeve më të mira të saj në dy sezonet e fundit.

Sport

25/10/2020 15:58

Skuadra nga Mitrovica ka arritur që të rikthehet nga një disavantazh prej tri golave, për t’i marrë tri pikë skuadrës së Ballkanit, me një fitore 4:3.

Ballkani shkoi në epërsi 0:3 me golat e Gripshi (30’), Krasniqi (47’) dhe Daku (55’), shkruan lajmi.net.

Kur mendohej se çdo gjë ka marrë fund sa i përket dilemës së fituesit, Trepça ’89 u ringjall.

Ishte fillimisht Sie ai që dërgoi topin në rrjetë për 1:3, kur luhej minuta e 64’.

Nimani doli në skenë 15 minuta para fundit të lojës, për të ngushtuar epërsinë në vetëm 2:3, kurse Sie shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për ’89, në minutën e 80’, për barazimin 3:3.

Përmbysja e madhe u kompletua nga Bismarck Sie, i cili kompletoi edhe het trikun e tij, duke shënuar në minutë ne 94′ për rezultatin final 4:3.

Suharekasit tashmë mbesin me 19 pikë pas tetë ndeshjeve, kurse ’89 numëron 11 pikë në tetë ndeshje. /Lajmi.net/