‘Treni i shpejtë’, Gareth Bale

Në mënyrë të jashtëzakonshme, Gareth Bale depërtoi drejt portës së Barcelonës dhe shënoi golin e triumfit të Real Madridit në Copa del Rey. Ylli uellsian kaloi 59.1 metra për vetëm 7.04 sekonda.

Sport

18/04/2014 11:28

Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso ka thënë se nuk kishte parë kurrë një gol të tillë si ai i realizuar nga Gareth Bale në fitoren 2:1 ndaj Barcelonës në finalen e Copa del Rey.

Ylli uellsian pranoi topin në pjesën e fushës që i takonte skuadrës së tij, depërtoi përpara dhe fitoi duelin krah më krah me mbrojtësin e Barcelonës, Marc Bartra dhe mposhti portierin Jose Manuel Pinto.

Goli i tij ia siguroi Realit fitoren dhe titullin.

Kurse, ekipi i Cuatros ka llogaritur kohën e vrapimit të jashtëzakonshëm të Bale dhe publikoi statistika mbresëlënëse.

Ylli uellsian mbuloi 59.1 metra për vetëm 7.04 sekonda derisa depërtoi nga krahu i majtë, mesatarisht 8.39 metra për sekondë.

Me vetëm gjashtë prekje, përfshirë atë vendimtare me të cilën e mposhti Pinton, numri 11 i Real Madridit e përcaktoi fituesin në minutën e 85-të dhe tregoi vlerën e tij të vërtetë në finalen e Copa del Rey.