Treni i korrupsionit

Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, KDI/TI kanë organizuar një performansë simbolike në Sheshin “Skënderbeu”, ku përmes një treni kanë paraqitur nivelin e lartë të korrupsionit në vend.

Lajme

09/12/2013 11:22

Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, Instituti Demokratik i Kosovës dhe Transparency International Kosova kanë organizuar një performansë në Sheshin “Skënderbeu”, për të treguar se Kosova ka shënuar ngritje të nivelit të korrupsionit.

Performansa përmes një treni ka paraqitur nivelin e lartë të korrupsionit në vend. Lokomotiva e trenit ka paraqitur Qeverinë, ndërsa vagonët tjerë kanë paraqitur nivelin e mëtejmë të korrupsionit në sistemin gjyqësor, Kuvend dhe Komuna.

Në të njëjtën kohë, një grup i personave me fanella që pasqyronin organet e drejtësisë, duke lozur letra, kanë paraqitur indiferencën ndaj fenomenit të korrupsionit që po i rrethon.

Isuf Zejna nga KDI/TIK ka vlerësuar se performanca ka për qëllim të tregoj nivelin e lartë të korrupsionit në vend, e që sipas tij, këtë e vërtetojnë edhe raportet ndërkombëtare.

\"unnamed

“Ne përmes kësaj performanse simbolike kemi paraqitur rritjen e nivelit të korrupsionit dhe indiferencën e institucioneve ndjekëse karshi këtij fenomeni”.

\"unnamed

“Siç edhe mund ta dinë në indeksin global të korrupsionit sipas Transparency International Kosova këtë vit ka shënuar përkeqësim për 6 vende krahasuar me vitin e kaluar dhe në raport me rajonin është vendi i cili shënon rezultatin më të keq  me përjashtim të Shqipërisë”.

\"unnamed\"

“Mendojmë se për këtë çështje fajin kryesor, krahas tjerëve e kanë institucionet ndjekëse, përkatësisht Gjyqësori, Prokuroria, EULEX’i, Plicia dhe Agjencioni Kundër-Kurrupsion. Pra, mekanizma që nuk po e kryejnë punën  tyre. Po ashtu, mungon edhe vullneti politik nga Qeveria e Kosovës për të mundësuar luftën kundër korrupsionit”.