Treni godet veturën e lënë në hekurudhë në Shkup

Nuk pati persona të lënduar, por u shkaktuan dëme materiale kur dje një tren mallrash goditi një veturë të pasagjerëve të lënë në vijën hekurudhore ndërmjet stacioneve hekurudhore të Miladinovc dhe Ilindenit.

Lajme

01/07/2018 15:16

Në SPB në Shkup, mbrëmë në orën 13:10, është raportuar se ndërmjet stacionit hekurudhor Miladinovc dhe stacionit hekurudhor Ilinden, një tren mallrash që udhëtonte në linjën nga Tabanovc drejt Shkupit, goditi një automjet të udhëtarëve “Opel Corsa” me targa të Shkupit të lënë në hekurudhë nga një person i panjohur.

Komunikacioni për pasagjerë dhe mallra në atë pjesë të vijës hekurudhore ka qenë i ndërprerë nga ora 3:10 deri në ora 5:45, për shkak të hetimeve në vendin e ngjarjes./telegrafi