Trendi në rritje i divorceve – cilat janë shkaqet e cilat pasojat

Sipas statistikave të viteve të fundit, rastet e shkurorëzimeve në Kosovë kanë shënuar rritje të lehtë.

Lajme

04/05/2019 10:24

Shumë organizata jo-qeveritare merren me shkaqet dhe arsyet që çojnë deri tek divorci e që nga shumë sociologë shihet si shkatërrim i institucionit të familjes, shkruan lajmi.net.

Trendi i divorcit nuk është vetëm në vendin tonë. Rajoni dhe Evropa përballen me këtë trend e që po e shkakton edhe probleme të tjera përcjellëse.

Lajmi.net ka kontaktuar me avokatin Asdren Hoxha dhe sociologun Halim Emerllahu për të diskutuar në lidhje me këtë dukuri.

Avokati Hoxha për lajmi.net është shprehur se një lloj emancipimi duke e përdorur këtë term në aspektin negativ, ka bërë që të kemi rritje të rasteve të divorcit.

“Unë mendoj që emancipimi, në thonjëza i personave bjen tek tek të fërkuarit mes çifteve. Emancipimi i njerëzve, tani janë paksa më të hapur, paska më të hapur. Mirëpo këto gjëra po flas të gjitha në aspektin negativ, kjo ngritje e vetëdijes nuk ka sjellë asgjë pozitive por vetëm negative”, tha Hoxha.

Ai gjithashtu është shprehur se hapja me botën e njeriut e ka sjellur me vete edhe ikjen nga vetja gjë që ka bërë njerëzit të mos mendojnë shumë për veten dhe familjen.

“Krahas ngritjes së vetëdijes dhe hapjes me botën i bjen që njerëzit kanë ikur nga vetja. Hapja me botën largon nga vetvetja apo rrethi i ngushtë. Sa më shumë i huaji, aq më pak i vetës. Sot njerëzit shohin më Sipas statistikave të viteve të fundit, rastet e shkurorëzimeve në Kosovë kanë shënuar rritje të lehtë.

Shumë organizata jo-qeveritare merren me shkaqet dhe arsyet që çojnë deri tek divorci e që nga shumë sociologë shihet si shkatërrim i institucionit të familjes, shkruan lajmi.net.

Trendi i divorcit nuk është trend vetëm në vendin tonë. Rajoni dhe Evropa përballen me këtë trend e që po e shkakton edhe probleme të tjera përcjellëse.

Lajmi.net ka kontaktuar me avokatin Asdren Hoxha dhe sociologun Halim Emerllahu për të diskutuar në lidhje me këtë dukuri.

Avokati Hoxha për lajmi.net është shprehur se një lloj emancipimi duke e përdorur këtë term në aspektin negativ, ka bërë që të kemi rritje të rasteve të divorcit.

“Unë mendoj që emancipimi, në thonjëza i personave bjen tek tek të fërkuarit mes çifteve. Emancipimi i njerëzve, tani janë paksa më të hapur, paska më të hapur. Mirëpo këto gjëra po flas të gjitha në aspektin negativ, kjo ngritje e vetëdijes nuk ka sjellë asgjë pozitive por vetëm negative”, tha Hoxha.

Ai gjithashtu është shprehur se hapja me botën e njeriut e ka sjellur me vete edhe ikjen nga vetja gjë që ka bërë njerëzit të mos mendojnë shumë për veten dhe familjen.

“Krahas ngritjes së vetëdijes dhe hapjes me botën i bjen që njerëzit kanë ikur nga vetja. Hapja me botën largon nga vetvetja apo rrethi i ngushtë. Sa më shumë i huaji, aq më pak i vetës. Sot njerëzit shohin më shumë gjëra dhe ato mundohen t’i adaptojnë tek vetja dhe jeta sa më shumë kapitaliste sa më shumë perëndimore bjen deri tek shkurorëzimet”, tha Hoxha.

Sipas tij, një arsye tjetër është edhe infrastruktura ligjore e cila u ka dhënë mundësi dhe të drejta të pakufizuara grave, e gjithashtu sipas tij një pjesë të madhe të fajit e mbajnë edhe organizatat jo-qeveritare siç e quan ai me një mbështetje të rremë që u japin njerëzve.

“Një arsye tjetër është infrastruktura ligjore që grave u jep të drejta të pakufizuara, që tash një problem psikofizik paraqitet si dhunë fizike ose mungesa e gjërave materiale si dhunë ekonomike dhe në momentin kur paraqet dhunë fizike, psikike apo ekonomike fitohen parakushtet për të qenë viktimë i dhunës në familje. Pas kësaj lajmërohet rasti në polici, ata menjëherë afrohet mbrojtja e viktimave, iniciohet urdhri i mbrojtjes që i merr masat. Gratë si viktima futen në rrjete të grave, rrjete që shumë shpesh nuk dihet se prej nga financohen dhe të financojnë propozimin për shkurorëzim, pra e sheh vetën me një sy tjetër, pra këto po ndikojnë që gratë të ndahen më shpesh dhe më shpejtë nga burrat, me njëfarë slogani të rrejshëm të pavarësimit, të vetëdijes që lidhet me shkakun e emancipimit, e atë ngritje të vetëdijes e forcon infrastruktura ligjore dhe rrjetet e organizatave jo-qeveritare që mezi presin të kenë me kë të merren dhe me çfarë të merren dhe pastaj gratë po mendojnë që është më e lehtë ndarja sesa ballafaqimi me problemet normale martesore”, tha Hoxha.

Hoxha ka theksuar faktin se të gjitha këto shkaqe janë të drejtuara drejt shkatërrimit të familjes që pason edhe shkatërrimit e shtetit, duke përmendur gjithashtu problemet përcjellëse të shkurorëzimeve.

“Dhe krejt këto janë të drejtuara drejt shkatërrimit të familjes, krejt këto ligje e kanë qëllimin e shkatërrimit të familjes, por kur shkatërrohet familja, shkatërrohet shoqëria, pas shoqërisë shkatërrohet shteti dhe bëhen dëme të pariparueshme. Unë mendoj që arsyet kryesore janë këto. Ka raste që edhe meshkujt ndahen nga gratë për qejf dhe anasjelltas, por shumë shpesh ndarjet po bëhen nga një mbështetje të rreme që po ua japin organizata të ndryshme jo-qeveritare. Por ndarjet sjellin pastaj probleme përcjellëse si ato pronësore, trashëgimore, kontestimore e të tjera, e në njëfarë mënyre po dobësohet shoqëria, sepse kjo nuk është shoqëria që ka qenë para 20 vitesh, një shoqëri e fortë dhe e moralshme. Kjo shoqni po i ngjan shoqërive të rajonit e pastaj edhe shoqërive perëndimore, ku është çudi nëse një martesë zgjatë nga fillimi deri në fund të jetës”, tha në fund Hoxha.

Në anën tjetër, sociologu Halim Emerllahu është shprehur se ka disa arsye pse ndodhin shumë raste të shkurorëzimit.

Ai ka përmendur disa nga komponentat shoqërore të cilat janë determinues në aspektin e të jetuarit në bashkësi me një person tjetër e tek të cilat një ‘prishje’ e vogël mund të ndikoj shumë.

Ai ka përmendur gjithashtu edhe autoritetin patriarkal e matriarkal duke theksuar një rikthim të gjuhës së rebelimit tek autoriteti i fundit.

“Edhe pse si shoqëri jemi ende në fazën e tranzicionit shoqëror, ne sot jemi të rrethuar me situatë postmoderne, ku koha është më dinamike, lëvizjet shoqërore, komunikimi, aktiviteti social është më afër, përgjegjësitë individuale janë shtuar, struktura e familjes në kuptimin e organizimit jetësor ka ndryshuar. Si në veshje, stil dhe modë, komunikim dhe në shumë aktivitete tjera sociale. Po ashtu në anën tjetër kemi edhe probleme që paraqiten rreth martesës, bashkëjetesës që ndikojnë shumë faktorë dhe që janë determinues ku paraqesin kushtet e rënda ekonomike, sociale dhe mos komunikimi i duhur, gjuha, kultura paragjykimet etj. Këto janë faktorë që e dërgojnë martesën në relacione armiqësore dhe kjo është një destinacion në prishje të martesës dhe në orientim të divorcit. Martesa dhe bashkëjetesa nuk duhet të kthehet mbrapa për të pasur aq shumë autoritet patriarkal që gjuhen e dhunshme ta prezantoj më shumë në mes qifteve bashkëshortore. Egocentrizmi mund të fuqizohet nëse nuk ka tolerancë në mes autoritetit patriarkal dhe matriarkal, kjo mungesë komunikimi jep një destinacion më problematik, nga vetë fakti se ka mbyllur dialogun social dhe autoritetit matriarkal ka kthyer gjuhen e rebelimit”, tha Emerllahu për lajmi.net.

Emerllahu tha se ekzistojnë disa lloje të divorcit që njihen sot duke përmendur edhe divorcin emocional e psikologjik.

“Dhe kjo e hapë debatin e divorcit dhe martesa është në rrugen e divorcit. Sot koha postmoderne njeh llojet e ndryshme të divorcit ai ai emocional, ekonomik, social, psikologjik dhe ligjor. Sot si fenomen social rreth divorceve në shoqërinë kosovare janë faktori ekonomik e psikologjik. Këto janë dy divorce që ndodhin sidomos në shoqëritë e tranzicionit e që janë të rrethuar me kohën postmoderne. Si shoqëri jemi larg kushteve ekonomike të mira, lëvizje në vende të ndryshme, komunikimi në relacione me shoqëritë e tjera, organizimi i familjes, largimi nga tradicioni, marrja e përgjegjësisë etj”, tha Emerllahu.

Emerllahu ka përmendur edhe disa nga pasojat të cilat i bartë me vete divorci si fenomen në shoqëri.

“Divorcet për çdo shoqëri janë të dëmshme ashtu edhe për shoqërinë tonë, lejojnë pasoja tek pasardhësit, humbin pasurinë e përbashkët familjare, krijohen zbrazësira në përkujdesjen e fëmijëve, zbehet autoriteti tek fëmijët, zbehet organizimi i rrethit, krijohet konfuzitet shoqëror, çrregullim emocional e psikologjik tek fëmijët”, tha Emerllahu.

Ai është shprehur se zbehja e autoritetit të institucionit të familjes ka bërë që të ndodhin raste të tilla me probleme përcjellëse për shoqërinë.

“Familja është institucion shoqëror edukativ dhe autoritativ në shoqëri dhe në momentin kur ka rritje të divorcit, ky fenomen social dëmton jetën shoqërore dhe familjen e po ashtu organizimin e saj e kthen në pikën zero. Familja duhet të shikohet si temë tabu në kuptimin dhe në organizimin e jetës shoqërore sidomos nga ata që janë në lidhje bashkëshortore po ashtu ata që janë prindër. Familja duhet të konsiderohet institucion i shenjtë dhe divorcet përjashtohen vetëm kur ka komunikim, organizim, edukim dhe jo paragjykim”, tha Emerllahu.

Divorci shpesh herë nga sociologët dhe psikologët shihet si zgjedhja më e lehtë e problemeve bashkëshortore, por ka mospajtime mes ekspertëve ku të tjerë e shohin si prishje e institucionit të familjes. /Lajmi.net/