Trendi i ngjyrosjes së mjekrës

Mbajtja e mjekrës është bërë trend tani e disa vite nëpër gjithë botën.

Fun

21/01/2015 19:05

Meshkujt me mjekër janë pothuajse në çdo vend. Dhe tani, ata kanë filluar t’i ngjyrosin mjekrat e tyre, metodë kjo e cila po përhapet shumë shpejtë në botë.

Ngjyrosja e mjekrës filloi vitin e kaluar gjatë festës së Krishtlindjeve, ku persona të caktuar filluan ta ‘dekorojnë’ mjekrën e tyre, dhe tani kjo mënyrë e ngjyrosjes së mjekrës po bëhet çdo ditë e më e popullarizuar, transmeton Lajmi.net.

Në vendin tonë nuk kemi parë ende këtë trend, por po, ju mund të filloni ta ngjyrosni atë!