Tregtonte armë nga Serbia në Shqipëri, burg kosovarit

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shqiptarin e Kosovës, Ylber Ademin.

Lajme

15/08/2019 10:34

Gjatë arrestimit, shqiptarit ju sekuestruan 16 pistoleta dhe 4 kallëp e dyshuar lëndë plasëse si dhe disa telefona celularë.

Ai arrinte të siguronte armët në Serbi dhe më pas i shiste në vendin tonë, transmeton “Balkanweb”.

Informacioni për Ademin është marrë nga policia që me 24 qershor 2019. Për të faktuar nga ana e policisë se  51-vjeçari po merret me trafikim armësh është bërë edhe blerje e stimuluar.

Policia e ka mbajtur në vëzhgim Ylber Ademin për të bërë të mundur zbardhjen e personave, të cilët mund të kishin porositur armët. Por në bazë të kontrolleve të ushtruara nga ana e policisë nuk kanë rezultuar persona të tjerë të përfshirë.

YouTube player