Tregtari kërkoi që t’i asgjësohet malli pa afat në vlerë prej 32 mijë euro

Mallra pa aftë janë asgjësuar sot në Prishtinë.

Lajme

27/02/2019 13:31

Inspektorët e Komunës së Prishtinës kanë asistuan sot në asgjësimin e mallrave pa afat, sipas kërkesës së një tregtari. Malli i asgjësuar ishte në vlerë mbi 32 mijë euro.

“Inspektorët asistuan sot në asgjësimin e mallrave pa afat, sipas kërkesës së një tregtari. Malli i asgjësuar ishte në vlerë mbi 32,000 euro. Komuna e Prishtinës është e vetmja që nuk takson për asgjësim të mallit pa afat, duke dashur kështu t’i inkurajojë tregtarët për këtë procedurë. Kësisoj, mallrat e tillë largohen me kohë nga raftet, dhe qytetarët janë më të sigurt në produktet që blejnë”, ka thënë Adonis Tahiri, drejtor i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës. /Lajmi.net/