Tre xhudistë kërkojnë medalje në botërorin e juniorëve Marrakech 2019

Tre xhudistët tanë: Flaka Loxha (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Shpat Zekaj (-100 kg), do të përfaqësojnë Kosovën në kampionatin botëror të juniorëve, që ka filluar sot në Marrakech të Marokut.

Sport

16/10/2019 13:48

Flaka dhe Laura garojnë nesër (e enjte), ndërsa Shpati të shtunën.

Flaka dhe Laura vijnë pas medaljeve të bronzta të fituara në evropianin e juniorëve. /Lajmi.net/