Tre vjet e dy muaj burgim për Filloreta Jakupin

Me kërkesën e Prokurorisë në Gjilan, Gjykata Themelore e kësaj komune i ka shqiptuar  të akuzuarës Filloreta Jakupi dënim unik në kohëzgjatje prej 3 (tre) vjet e 2 (dy) muaj burgim. 

Lajme

04/06/2014 19:33

Trupi gjykues i kësaj gjykate ia ka shqiptuar të dënuarës edhe dënimin plotësues, mos ushtrimin e funksioneve në administratë publike në kohëzgjatje prej 2 (dy) vjetëve, pas vuajtjes së dënimit me burgim.

Trupi gjykues e ka shpallur fajtore të akuzuarën Filloreta Jakupi për gjashtë vepra penale, shpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar, informon rajonipress.

Filloreta Jakupi, përgjatë viteve 2005-2011, në ushtrimin e detyrës së saj si këshilltare për klientë në një bankë private, ka vënë në lajthim disa nga klientët e asaj banke.

Ndërsa i akuzuari tjetër, Ramiz Selimi, i cili ka ushtruar detyrën e koordinatorit dhe mbikëqyrësit, është liruar nga të gjitha akuzat.