Tre vëllezërit nga Prishtina mbesin në rrugë, ata dëbohen nga pronari i banesës

Shkëlzen, Fitim dhe Valdet Pireva, gjatë ditës së sotme u detyruan që ta lëshojnë banesën e tyre në të cilën ishin me qira, si shkak që nuk i kishin paguar detyrimet e tyre ndaj pronarit të banesës.

Lajme

12/12/2019 20:30

Tre  vëllezërit nga Prishtina, të cilët kishin banuar në lagjen Kolovicë e Re në Prishtinë, tani më nuk kanë ku të shkojnë, ata natën e sotshme do ta kalojnë në rrugë.

Tre  vëllezërit Pireva, më parë kishin jetuar në kushte të vështira sociale, ata nuk kishin pasur mundësi ta paguajnë qiranë e fundit, andaj edhe u dëbuan nga pronari i banesës.

Fitim Pireva, ka thënë për RTK-në, se ata kanë nevojë për ndihmë, pasi kanë edhe vëllanë e vogël 6-vjeç me vete.

Ky është numri kontaktues i tyre: 045 988 598