Tre trajnerët që mund të marrin drejtimin e Bayern Munich

Pas shkarkimit të Niko Kovac, Bayern Munich ende mbetet në kërkim të një trajneri të ri.

Sport

08/11/2019 09:07

‘Bild’ të enjten në mbrëmje ka raportuar se Bayern Munich kanë refuzuar Arsene Wenger, me këtë të fundit që i është vetëofruar kampionëve të Bundesligës.

Po ashtu ‘Bild’, zbulon se italiani Massimiliano Allegri është preferenca kryesore për pasardhësin e Niko Kovac, përcjell lajmi.net.

Allegri është i papunë që pas largimit nga Juventus, me të cilën skuadër ka fituar radhazi gjashtë tituj të Serie A.

Ata shtojnë se në listën e Bayern Munich janë edhe trajneri i Ajax, Erik ten Hag dhe ai i Tottennham, Mauricio Pochettino./Lajmi.net/